22:42 | 24/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Armë, përndjekje dhe lojëra fati/ Arrestohen disa persona në Bulqizë dhe në Mat

10:49 | 02/04/2021
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
I riu terrorizon Divjakën, qëllon me armë drejt policisë (Detajet)

Intensifikohen kontrollet për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kapjen e personave në kërkim dhe atyre që mbajnë armë zjarri dhe armë të ftohta pa leje. Në Bulqizë është vënë në pranga 1 shtetas, për kundërshtim me dhunë ndaj punonjësve të policisë dhe për armëmbajtje pa leje, si dhe shpallen në kërkim 2 të tjerë.

Në Mat është vënë në pranga 1 shtetas, për përndjekje, si dhe është kapur 1 person i shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike. Goditet në Maqellarë, një rast i ushtrimit të paligjshëm të lojërave të fatit, procedohet penalisht pronari i lokalit.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë, 4 armë të ftohta (thika)  dhe dy makineta të lojërave të fatit.

Në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, parandalimin e konflikteve, kapjen e personave në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë apo mbajnë armë zjarri në banesë apo lëndë narkotike, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, në bashkëpunim me Komisariatet në varësi të saj, kanë intensifikuar kontrollet në të gjithë territorin e qarkut.

Si rezultat i kontrolleve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, në bashkëpunim me Inspektoratin e Autoritetit Kombëtar të Lojërave të Fatit, në një lokal në Maqellarë, kanë gjetur  e sekuestruar dy pajisje elektronike, me të cilat dyshohet se ushtrohej aktivitet i kundërligjshëm i lojërave të fatit. Në përfundim të veprimeve hetimore, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi I. Gj., 54 vjeç, banues në Maqellarë, për veprën penale “Organizim i lotarive të palejuara”.

Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, gjatë operacionit Policor të koduar “Gjoçaj”, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim  B. P., 35 vjeç, banues në Gjoçaj, Mat. Ky shtetas është shpallur në kërkim në vitin 2020, i dyshuar se ka kryer veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Në Bulqizë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, kanë vënë në pranga shtetasin K. T., 58 vjeç, si dhe u shpallën në kërkim 2 djemtë e tij, shtetasit F. T. dhe A. T., banues në fshatin Zogje.  Policia gjatë kontrollit në banesë të shtetasit K. T., gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri pistoletë dhe 4 armë të ftohta (thikë).

Dy vëllezërit  F. T. dhe A. T., janë konfliktuar me dy shtetas të tjerë dhe kur ka shkuar  punonjësi i Policisë së zonës për të sqaruar rrethanat e konfliktit, babi i dy vëllezërve ka kundërshtuar me dhunë punonjësin e Policisë.

Gjithashtu, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat është bërë kapja dhe arrestimi i shtetasit E. D, 26 vjeç, banues në fshatin Baz, pasi ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme një shtetase.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër fton qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112 dhe Komisariatin Dixhital, çdo rast të paligjshmërisë, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm.

Pas

Të pranishëm përfaqësues të SHBA-ve/ Shtyhet seanca në apel për Adriatik Llallën, ja arsyeja

Para

‘Ja ku e keni oligarkun e domates’, Rama “presion” biznesmenëve në Moravë: Thoni sa jeni rritur, mos kini frikë nga kontrolli i taksave (E detyron njërin të ulet në karrigen e tij)

Para
‘Ja ku e keni oligarkun e domates’, Rama “presion” biznesmenëve në Moravë: Thoni sa jeni rritur, mos kini frikë nga kontrolli i taksave (E detyron njërin të ulet në karrigen e tij)

'Ja ku e keni oligarkun e domates', Rama "presion" biznesmenëve në Moravë: Thoni sa jeni rritur, mos kini frikë nga kontrolli i taksave (E detyron njërin të ulet në karrigen e tij)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Zelensky njofton për fazën e tretë të shkëmbimit të të burgosurve

Rrëmbehet shqiptari në Athinë/Kush është djali i biznesmenit që u torturua për 5 orë

Danimarka rrit moshën e daljes në pension, më e larta në Evropë

Këshilli i Evropës refuzon presionin politik mbi GJEDNJ-në në përgjigje të Melonit

9 nga 10 fëmijët e një mjeku vriten në sulmet e fundit të Izraelit në Gaza

Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, bëhet baba për herë të katërt

Katastrofë natyrore në Australi, përmbytjet shkaktojnë 5 të vdekur! Kryeministri Albanese: E tmerrshme humbja e jetëve!

Ulqinakët presin që miliarderi arab Mohamed Alabar të tërhiqet zyrtarisht nga marrëveshja për plazhet

Francë/ ‘Blackout’ në Kanë, ‘sharrohen’ shtyllat e energjisë elektrike! Ngjarja ditën e fundit të Festivalit të Filmit, prokurori: Ishte sabotim!

Rama ndan foton fituese të konkursit ‘Wanderlust in Albania 2’: Promovim i vlerave tona kombëtare

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.