Duke folur nga qyteti i Korçës për zgjedhjet e 25 prillit, kryeministri Edi Rama ka bërë një deklaratë të habitshme, teksa i tha qytetarëve të bëjnë kujdes, duke qenë se vota në zgjedhje është një kontratë pune dhe jo biletë për stadium.
Prezantimin e kandidatëve të PS-së në qarkun e Korçës, Rama e shfrytëzoi per të sulmuar kundërshtarët e tij. Konkretisht, Rama ironizoi me Ervin Salianjin, për të cilin përmendi rastin Babale, duke i thënë qytetarëve “çfarë e doni atë, për të hapur ndonjë kompani videosh për të manipuluar përgjime”.
“Taksa e sheshtë ka qenë. E kanë pasur 10, tani do të jetë 9%. Të paguash këtë taksë se nuk të pëlqejnë disa dhe të pëlqejnë disa të tjerë, kjo nuk është llogari, ky është tifozllëk. Fleta e votimit nuyk është biletë për të shkuar në stadium. Ajo është autorizim për interesat tua. Fleta e votimit është një kontratë punë. Kur duhet të ngjisësh gomarin për të marrë drutë, nuk e shikon as nga veshët as nga ngjyra, por sa mban. Për hir të ngjyrës të lësh drutë rrugëve. Mirë është të marrësh dikë që bën punën më mirë. Më mirë sesa ne me të gjitha të metat tona, më mirë se ne për Korçën, nuk gjeni dot. Aq më tepër tani. Kishim atë të kërnackave këtu, ishte yll fare. Tani kanë sjellë atë të Babales. Çfarë do bëni këtu, do hapni ndonjë kompani videosh, do manipuloni përgjime? Se thonë pastaj mos u merrni me ne. Ne themi atë që bëjmë dhe bëjmë atë që themi. Ama ne nuk i ndahemi deri në fund gjërave që marrim përsipër.
Programi ynë është puna. Ne besojmë te puna dhe besojmë se përmes punës mund ta trasformojmë dhe bëjmë Shqipërinë. Ne nuk flemë gjumë. Sapo ikin kamerat flemë gjumë ku të na zëri këmba. Programi ynë është durimi. Nuk kemi plan elektoral ku i themi të gjithëve çfarë duan të dëgjojnë. Domethënë ne të ulim prodhimin e qumështit dhe të rrisim prodhimin e djathit. Kush ta hajë sapunin për djathë le ta hajë, pasi të marrim votat, tramvajin e Tiranës do ta keni gati. I vetmi kontribut që dhanë ishte shkulja e pemëve dhe pllakave, se me demek bulevardi ishte element historik. Tani ky aksidenti duhet korrigjuar, ju na jepni votat dhe ne do vazhdojmë të bëjmë atë bënim atëhere. Ne nxjerrim mësime pa qenë nëvoja të humbasim. Ne kemi sot këtu një skuadër që është reflektim i nevojës për të qenë më pranë nevojës së njerëzve,” tha Rama.
(E.H/Faxweb.al)