Gjykata e Tiranës dënon me 5 vite burg Vladimir Gjutën, i arrestuar me një arme me vete pranë selisë së PS. Gjuta u fajësua për “mbajtje pa leje të amëve luftarake” dhe për “mbajtje pa leje të armëve të ftohta”.
Vladimir Gjuta u arrestua më 10 Shkurt të vitit të shkuar nga oficerët e gardës që ishin rreth godinës së Partisë Socialiste për shkak të pranisë së kryeministrit në seli.
Në momentin e ndalimit Gjuta ka pasur në kokë një kapele ‘LOUIS VUITTON’ dhe një çantë krahu ‘Gucci’ të fryrë, çka e vendosi në fokusin e gardistëve.
Gjatë kontrollit fizik 40-vjeçarit iu gjet një pistoletë më një fishek në grykë si dhe një shumë e konsiderueshme parash.
Në lidhje me këtë ngjarja prokuroria kërkoi 5 vite burgim për Gjutën, ndërkohë që të njëtin dënim ka dhënë dhe gjykata ditën e sotme.