Gjergji Koleka, 33-vjeçari i arrestuar në 5 prill 2021 nga efektivët e policisë së Komisariatit Nr. 1 në Tiranë, për akuzën e “përndjekjes” dhe “marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” mbetur në tentativë, është liruar dje nga gjykata e Tiranës.
Vendimi është marë nga gjyqtari Arben Micko, i cili në seancën e sotme për caktimin e masës së sigurisë, ka vendosur të rrëzojë kërkesën e prokurorit të çështjes dhe të lirojë nga burgu, Gjergji Kolekën. Ky i fundit është nipi i Spiro Kolekës, ish-ministrit dhe anëtarit të Byrosë Komuniste në Shqipëri.
Prokurori i çështjes Adriano Dyrmishi, që përfaqësoi akuzën e Tiranës në këtë gjykim, kërkoi caktimin e masës së “arrestit në burg” për Gjergjij Kolekën.
Por kjo kërkesë u refuzua nga gjyqtari Arben Micko, i cili pranoi kërkesën e avokatëve mbrojtës të Gjergji Gjolekës, duke vendosur lirimin me tij nga qelia, kundrejt shumës prej 10 milion lekë të vjetra si garanci pasurore, shkruan ora news.
Pas këtij vendimi 33-vjeçarij Koleka ka lënë ambientet e komisariatit nr.1, duke u kthyer i lirë në banesën e tij. Koleka, u arrestua pak ditë më parë nga forcat e policisë, pasi ka dhunuar dhe më pas tentuar të përdhunojë një vajzë 32-vjeçare në zonën e pallateve 9-katëshe.
Hetimet për këtë person tashmë janë fokusuar në dy akuza, por sipas burimeve të policisë për këtë ngjarje janë administruar video dhe prova të tjera.