Mësohet identiteti i viktimës dhe autores së krimit të rëndë që tronditi Maqellerën mëngjesin e sotëm, ku nusja ekzekutoi me thikë vjehrrën e saj pas një konflikti për motive të dobëta.
E moshuara e cila ndërroi jetë është 74-vjeçarja, Nazmije Markja, ndërsa nusja e cila e ekzekutoi është Miranda Markja, 44 vjeçe.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme por u bë publike mëngjesin e sotëm, pasi 44-vjeçarja arriti ta fshihte krimin për rreth 6-orë, por u zbulua më pas nga bashkëshorti i saj, i cili gjeti nënë e mbuluar me gjak dhe njoftoi menjëherë uniformat blu.
Konfliktet mes nuses dhe vjehrrës kanë qenë të herëpashershme çka ka bërë që kjo e fundit të pajiset me urdhër mbrojtjeje disa herë.
Fqinjët bëjnë me dije gjithashtu se 44-vjeçarja vuante nga probleme të shëndetit mendor.