Dj.Vicky ka rrëfyer së fundmi telashet që ka pasur me Policinë e Kosovës, kur mori iniciativën për të drejtuar mjetin pa patentë.
Dj Vicky thotë se ai vendosi të ecë pa patentë sepse shokët e tij ishin të dehur. Mirëpo, ai ka bërë dhe një veprim tjetër, teksa ka fikur dritat e makinës dhe iu ka ngjitur pas një kamioni.
Pikërisht shoferi i kamionit ka qenë ai që ka telefonuar policinë, e cila ka shkuar dhe e ka arrestuar.
“Kemi patur një koncert në Kosovë dhe njëri nga djemtë që duhet t’i jepte makinës ishte i dehur. Unë nuk kisha patentë por nuk isha i dehur. Dhe si një fëmijë idiot për të mos më kapur policia mbylla dritat e makinës dhe iu vura pas një kamioni. Shoferi është trembur dhe ka njoftuar në radio që kam një makinë që po më vjen nga pas. Më kapën dhe më vunë në pranga, më ulën dhe përtokë. Shyqyr Zotit që Flori ishte afër me makinë dhe më shpëtoi si dhe një nga djemtë që ishin aty. Ishte një gabim,”-tha ai.
(E.H/Faxweb.al)