Një shpërthim me lëndë plasëse është shënuar në ambientet e oborrit të banesës së shtetasit Shpëtim Ndreca në Mamurras. Policia bën me dije se sasia e lëndës ka qenë tepër e vogël dhe ka shkaktuar vetëm dëme material të pakta.
Në vendngjarje kanë shkuar me urgjencë forcat e policisë dhe grupi hetimor të cilët po punojnë për zbardhjen e ngjarjes.
Njoftimi i plotë i policisë: Kurbin/Informacion paraprak
Më datë 15.04.2021, rreth orës 21:45, në Mamurras, Kurbin, në oborrin e banesës së shtetasit Sh.N., ka shpërthyer një sasi e vogël e dyshuar lëndë plasëse, e cila ka shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku po vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.