Provokuese dhe aspak e paturp është shfaqur bukuroshja kosovare Vildane Zeneli në rrjetet sociale, ku ka postuar një video teksa ka ekspozuar organ e saj dhe pjesën e përparme të kraharorit, të mbuluara vetëm nga rripat e hollë të një bluze me motive lulesh.
Zeneli përflitet shpesh në mediat rozë për fotot provokuese që ndan në rrjetet sociale, por nuk është hera e parë që Vildania krenohet me gjoksin e saj bombastik, pasi përveç videos më të fundit, ajo vë në plan të parë këtë organ edhe në foto të ndryshme.
Në story-in në instagram, ku ajo zbulonte gjithë krenari gjoksin Vildane Zeneli i ka pyetur fansa edhe nëse ata duan ta shohin me flokë të kuqe apo jo. “Mos duhet të bëhem flokëkuqe”, ka shkruar ajo.
Gjithsesi, fotomodelja kosovare ka disa vite që e zhvillon karrierën e saj në Amerikë dhe disa herë ka qenë fytyre marketingu për kompani të njohura atje si për kufjet e Dr Dre por edhe të makinës Chevrolett.
Nga ana tjetër, edhe jeta private e modeles është shumë e komentuar. Modelja është përfolur prej kohësh për një lidhje me Jonin, djalin e moderatorit Ardit Gjebrea. Spekulimet për një lidhje të mundshme nisën pas ndarjes së Jonit nga ish e fejuara Merlin Haxhiymeri, ka raportuar Faxweb.al më herët.
Ndjekësit vunë re faktin se ajo e komentonte shpesh Jonin në fotot e tij, ndërkohë që vetë ai ndau me ndjekësit një foto, gjë që shtoi dhe më tej dyshimet.
Lidhur me këto lajme ka reaguar vetë Joni përmes një postimi të gjatë në Instastory ku shprehet se me Vildanen njihet prej 10 vitesh duke mohuar kategorikisht lajmet se janë në një lidhje dashurie.
“Të gjitha lajmet janë të pavërteta. Unë me Vildanen njihemi prej 10 vitesh dhe jemi miq. Vizita ime në NY ka qenë për takime pune dhe ashtu siç bëjnë miqtë takohen me njëri-tjetrin për të drekuar.”, ka shkruar ndër të tjera Joni.