Kryeministri Edi Rama teksa u pyet për situatën parazgjedhore, nuk la pa komentuar situatën në qarkun e Vlorës, dhe në mesin e vetë kundërshtarëve. Rama tha se presidenti Meta e ka pushkatuar politikisht kandidatin për deputet, të renditur të parin në listën, Luan Ramën.
“Metën President e kanë zgjedhur votat e tij dhe të PS patjetër. Nëse PS do t’i kishte votat nuk do të zgjidhte atë President. Ishte zgjedhja më e mirë për opozitën, por unë nuk e dija që do vinte puna deri në këtë pikë, që me prapa veprim dhe me prapamendim pushkaton Luan Ramën në Vlorë. Iku Luan Rama, u pushkatua. Si u pushkatua? Luan Rama u pushkatua politikisht me pushkë druri u ekzekutua”, tha Rama.
Prej disa ditësh në Vlorë duket se ka pasur një situatë të tensionuar dhe në vetë radhët e LSI-së, ku është bërë thirrje që të votohen kandidatet e reja që janë vendosur në vendin e 2 dhe të 3 të listës, pasi ka pasur indicie se Luan Rama mund të ketë bërë një marrëveshje të nëndheshme me Damian Gjiknuri.
Zyrtarisht LSI i ka mohuar këto pretendime, ndërsa vetë Meta është shprehur se ai e ka djegur skenarin që Rama të marrë 9 mandate në Vlorë, edhe pa hyrë fare në fushën e lojës.
(E.K/Faxweb.al)