Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ndërsa ishte për një takim elektoral në Ndroq i është përgjigjur kërkesës për bashkëpunim të kryeministrit Edi Rama.
Basha u shpreh se përgjigja e tij është jo dhe ndërsa ftoi të gjithë socialistët që ti bashkohen atij për të mbështetur PD-në.
“ E ke kuptuar se ke humbur, kërkon të bëhesh pjesë e qeverisjes me Aleancën për Ndryshim. Përgjigja ime është JO! Socialistët janë vëllezërit dhe motrat tona. Votoni 9! Vendimi është në dorën tuaj!
Kemi vuajtur të njëjtat probleme. Kemi të njëjtat sfida. Ejani bashkohuni me marshimin tonë drejt ndryshimit! I përgjigjet kërkesës së Ramës: JO! Nuk ka ndryshim me Edi Ramën. Votoni 9 masivisht më 25 prill!
Ky është vendi ynë, i shqiptarëve, që presin BE. Ne jemi një familje, një popull, një komb. Sot kam një thirrje për socialistet dhe socialistët e ndershëm, për mbështetësit e PS në vitet e kaluara të cilët i takoj ditë për ditë tek vijnë e bashkohen me ndryshimin.
Por edhe ata të cilët me zemrat e tyre e dinë se nuk mund të vazhdohet më kështu. Ju jeni vëllezërit dhe motrat tona, ne jemi një familje. Ju keni vuajtur të njëjtat sfida, keni të njëjtat shpresa e dëshira për fëmijët tuaj, për familjet tuaja, ndaj ju ftojmë ejani bashkohuni në marshimin tonë drejt ndryshimit. Ndryshimi i vërtetë që do të bëjë të mundur vende pune, ulje të kostos së jetesës.
Tani që e ka kuptuar që ka humbur kërkon që të bëhet pjesë e qeverisës së aleancës për ndryshim. Përgjigja ime është jo.
Sepse siç e ja thënë dikur vetë; kur ke pasur 8 vite dhe ske arritur dot ato që ke premtuar, si arrin dot për 4 vite të tjera. Sot shqiptarët e dinë, se rreziku i vërtet, rreziku më i madh për familjet tona, për shqiptarët, është një mandat i tretë për Edi Ramën, Ndaj të bëhemi bashkë të gjithë, për ndryshimin.”, tha Basha.
(R.G/Faxweb.al)