Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka komentuar zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit në Shqipëri, teksa tregoi se është duke i ndjekur dhe sondazhet për të cilat tha se diferenca mes palëve është vetëm 1-3%.
Sipas Vuçiçit, pash liderit të opozitës qëndron Lulzim Basha dhe sipas tij ata duan një Shqipëri të Madhe. Ndërsa gjithashtu presidenti serb tha se është kundër bashkimit të Shqipërisë me Kosovën.
“Unë jam duke ndjekur nga afër hulumtimet e opinionit publik, dhe dallimi është rreth 2 përqind dhe unë nuk përcjell hulumtime pa lidhje jo serioze të hulumtimit publik po ato që janë shumë serioze. Dhe në fakt dallimi është nga 1 në 3 përqind.
Pas Lulzim Bashës qëndron Sali Berisha dhe ju e dini, e gjithë historia pas saj, nga veriu i Shqipërisë, me gjithë barrën e së kaluarës, por kjo është çështje e tyre. Dhe sigurisht që unë jam krenar që jam pengesa e tyre më e madhe sepse ata flasin hapur për krijimin e Shqipërisë së Madhe. Dhe ata flasin hapur për këtë gjë dhe askush nuk reagon.
Unë nuk mund të pajtohem me bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë, unë duhet të respektoj integritetin territorial të Bosnje dhe Hercegovinës”, tha Vuçiç.
(R.G/Faxweb.al)