Ky është i riu i cili u plagos mbrëmjen e kësaj të hëne nga 3 persona në zyrat e Partisë Demokratike në Kavajë.
Bledar Oshtuni i cili është pjesëtar i Partisë Demokratike u plagos me armë zjarri nga Ndriçim Jonuzi brenda zyrave të zyrës elektorale të PD-së në Kavajë.

Burimet bëjnë me dije se së bashku me Jonuzin ishin dhe dy persona të tjerë të identifikuar si Markel Shtylla dhe Dorian Troplini.
Më herët u bë me dije nga kandidatja për deputete e Partisë Demorkatike, Grida Duma se Markel Shtylla është një punonjës i policisë.
(R.G/Faxweb.al)