Presidenti Ilir Meta ishte këtë të mërkurë në qytetin e Fierit, pas skandalit të denoncuar nga kandidatja për deputete e LSI-së se me ardhjen e kryeministrit, bashkia po hiqte banderolat e partisë që ajo kandidon.
Ndërkohë që presidenti Meta ndodhej në Fier, në Elbasan sapo kishte ndodhur vrasja e Pjerin Xhuvanit dhe plagosja e 4 personave të tjerë.
Në lidhje me plagosjen në Elbasan, Meta u shpreh se nuk mund të komentojë shumë mbi ngjarjen, pasi ende nuk ishte mësuar mbi panoramën e plotë të ngjarjes.
Por, Meta u shpreh se policia në Elbasan do të bëhet palë me grupet rivale të lidhura me Taulant Ballën.
Ilir Meta:
Meqenëse ka një takim të rëndësishëm me persona të rëndësishëm në Vlorë. Ka probleme tepër të rënda, vendosa të ndaloj sot këtu për shkak të një incidenti të ndodhur këtë të mërkurë dhe provokimeve të tij. Ka provokuar LSI dhe kandidatët e saj duke hequr banderolat e tyre të vendosura në mënyrë të ligjshme dhe mesa u informova tani nga Kejdi Mehmetaj ata kanë refuzuar të dialogojnë për këtë çështje siç kanë treguar edhe një herë tjetër paligjshmërinë në veprime të tyre të cilat mund të çonin edhe në probleme të panevojshme dhe unë sugjeroj që të paktën të negociojnë në këtë situatë. Por s’mund të heqin banderolat e LSI dhe të vendosin e tyre.
Nuk mund të flas pa e ditur të qartë panoramën e plotë të ngjarjes, por Elbasani së bashku me Durrësin është një zonë problematike dhe dosja e Shijakut na ka nxirë faqen në botë.
Dihet pastaj që policia në Elbasan do të bëhet palë me grupet rivale të lidhura me Taulantin dhe do të ftoja të gjithë programet ligjzbatuese që të mbajnë përgjegjësi për çdo ngjarje të rëndë e regjistruar tani.
(R.G/Faxweb.al)