Ferdinando Russo me origjinë nga Napoli hyri pasditen e djeshme në një lokal në Novellara në një provincë në Reggio Emilia dhe qëlloi me grusht gruan e tij dhe më pas nxori armën dhe qëlloi me armë banakierin 36-vjeçar me origjinë shqiptare.
Bëhet me dije se italiani qëndroi në arrati për 6 orë dhe u desh negociata të gjata nga policia që ai të dorëzohej. Pas 6 orësh, u bë i mundur arrestimi i italianit ndaj të cili rëndojnë akuzat e dhunës dhe vrasje e mbetur në tentativë.
Sipas policisë arsyeja që çoi italianin në këto veprime ishte xhelozia, por ndërkohë mbetet ende e paqartë se ku e ka fshehur armën që kishte me vete.
Russo mori me vete djalin e tij 17-vjeçar dhe qëndroi së bashku me të në arrati. Por në mbrëmje, u bind që të dorëzohej në polici dhe pranoi gjithçka kishte ndodhur.
(R.G/Faxweb.al)