Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca ka postuar një videomesazh në prag të mbylljes së fushatave elektorale.
Soreca thotë se në 25 Prill, qytetarët e kanë vetë në dorë që të vendosin se kush do të bëjë ligjet që ndikojnë jetën e tyre.
Ai bëri thirrje që të gjithë të votojnë dhe më pas të presin dhe të jenë të durueshëm për daljen e rezultateve.
Gjithashtu theksoi se BE është gjithmonë prezente dhe krah Shqipërisë që t’a ndihmojnë të arrijnë ëndrrën e shumë shqiptarëve, anëtarësimin në Bashkimin Europian.