Kreu i KQZ , Ilirjan Celibashi ka dhënë një deklaratë për mediat për të informuar në lidhje me ecurinë e procesit zgjedhor në të gjithë vendin.
Celibashi ka dhënë një numër të caktuar të qendrave ku janë hasur problem me pajisjet elektronike të identifikimit gjithashtu ka bërë thirrje ndaj komisionerëve dhe operatorëve që të mos braktisin vendin e punës sepse do të merren veprime ligjore ndaj tyre.
Më tej ai u është drejtuar përfaqësuesve politikë duke u kërkuar që të ruajnë qetësinë në mënyrë që të kemi një proces sa më të rregullt zgjedhor.
“Po japim disa informacione në lidhje me procesin e votimit deri tani. Më së pari disa informacione lidhur me procesin e identifikimi elektronik. Sipas informacioneve të KQZ janë vetëm 142 qendra të otimit ku procesi i votimit po bëhet manualisht.
Për rreth 120 qendra votimi, për faktin se operatorët nuk u paraqitën në vendin e qendrave të votimit dhe nuk arritën të gjenim operaatorë të tjerë.
Në të gjithë qëndrat e tjera procesi i identifikimit po bëhet elektronikisht. Evërteta është që kemi patur disa problem të karakterit teknik për aktin se është hera e parë që përdoret ky lloj sistemi në Shqipëri.
Por numri i qendrave ku nuk po zhvillohet procesi i idenitifikimi elektronik është shumë i vogël .
Ka pasur edhe problem të jera të vogla lidhur me printimin e kuponit që tregon se personi ka votuar.
Por edhe në momentin kur nuk funskionon printer, procesi do të vazhdojë.
Janw bwrw 5700 telefonata në orët e para të mënjgesit nga operatorët lidhur me problemet me pajisjet elektronike të identifikimit. Kanë marrë përgjigjien.
Dua të bëj një thirrje për dreejtuesit e partive politike që kanë përfaqësues në qendrat e votimit që të respektojnë të gjitha rregullat dhe të mos kenë tendencën që të politizojnë rastet e problemeve.
Cdokush që ndëqrmerr hapin ekstrem për t’u larguar nga detyra do të mbajnë përgjegjësitë. Kështu që operatorët dhe komisionerët të bjnë punën e tyre.
Në rastet kur pajisja e identifikimit elektronik ka pasur problem, i kemi drejtuar operatorët që të kontaktojnë me KQZ. Nëse do të ketë një mosfunskionim të plotë të pajisjes, atëherë do të merren masa për zëvendësimin e tyre.
Nëse pajisja nuk funskionon dhe nuk zëvendësohet atëherë do të vazhdohet procesi i votimit në mënyrë manale.
Në qendra ku procesi i votimit ka filluar manualisht do të vijojë ashtu sepse nëse do të merrnin një pajisje elektronike do të sillte probleme të tjera.
Në momentin që flasim kemi ndërprerje të procesit zgjedhor në qendrën e Libonik, pasi ka pasur debate mes komisionerëve të partive politike.
Është e rëndësishme që të kemi integritetin e duhur të procesit, të krijojmë atmosferë pune për komisionerët e qendrave të votimit.”