Presidenti Ilir Mea e ka mbyllur thirrjen e tij ndaj qytetarëve për të shkuar drejt qendrës së votimit nga qyteti i Vlorës.
Në një deklaratë për mediat, Meta u shpreh se është i kënaqur deri më tani me procesin zgjedhor në vend, ndërsa ftoi qytetarët e Vlorës të shkojnë drejt qendrave të votimit pasi edhe pak kohë ka mbetur.
Më tej, presidenti u shpreh se jo pa arsye ka zgjedhur të mbyll thirrjen e tij drejtuar qytetarëve në qytetin e Vlorës pasi sipas tij duhet ruajtur ende integriteti i këtyre zgjedhjeve për shkak të rëndësisë që kanë.
Meta:
Kjo është një domosdoshmëri për të votuar këtu në Vlorë dhe në Shqipëri. Besoj që pjesëmarrja shumë e lartë në të gjithë vendin në Tiranë dhe vendet e tjera të vazhdojë. Uroj që edhe këtu në Vlorë të vijojë të rritet pjesëmarrja.
Ftoj të gjithë të shkojnë në qendrat e votimit dhe të votojnë. Për ne është e rëndësishme bashkëjetesa diplomatike. Të gjithë shqiptarët në botë i kanë sytë te Shqipëria. Nuk mundet kurrë një qytetarë që mungon të kërkojë nesër llogari nesër qeverisë dhe presidentit të ri që do të zgjidhet nga ky parlament. E drejta e llogaridhënies fillon te vota dhe kjo është e domosdoshme.
Vlora ka qënë është dhe do të jetë. Unë kam shumë besim te Vlora.
Unë jam këtu për shkak të rëndësisë që ka integriteti i zgjedhje. Të gjithë duhet të jenë pjesëmarrës në këto zgjedhje sepse janë të rëndësishme. Sa më shumë të jetë pjesëmarrja aq më shumë rritet shansi që të futemi në BE. Apeloj që policia dhe prokuroria të hetojë çdo krim zgjedhor që ka ndodhur dhe që po ndodh.
Për mua është e rëndësishme që të fitojë Shqipëria dhe ftoj të gjithë të jenë pjesë sot në votim.
Për ata që s’kanë votuar si mund të mungojnë në këtë moment historik.
Për mua ka rëndësi çdo qytetarë i Shqipërisë të tregojë respekt për veten e tij dhe të tregoj se e njeh fuqinë e tij dhe fuqia e tij është vota dhe të rivendoset legjimiteti i plotë në të gjitha institucionet.
(R.G/Faxweb.al)