Endri Shabani i Nismës Thurje ka qenë i ftuar këtë mbrëmje në studion e Fax News përballë gazetarit Rezart Xhaxhiu ku ka folur për aktualitetin politik, konkretisht për zgjedhjet e ditës së sotme.
Shabani kritikoi faktin që votuesit shqiptarë mendojnë se ata nuk kanë në dorë gjë, por në fakt me votën e tyre qytetarët kanë në dorë shumë gjëra.
“Kush e ndryshon qeverinë nëse njerëzit nuk besojnë te zgjedhjet. Kjo është arsyeja përse votuesit mendojnë se politikanët na i sjelin të huajt. Nuk e kuptojnë se ne kemi fuqi. Votuesi e ka këtë pushtet”, tha Shabani.
Më tej Shabani, duke folur për procesin e numërimit të votave, deklaroi se nuk beson që numëruesit do të rrezikojnë deri në 3 vite burg për disa vota.
“Më shqetëson si qytetar dhe si kandidat. Ti e di që në anën ka disa votues që ti je i gatshëm t’i përfaqësosh. Kodi zgjedhor ka përcaktuar që votat do numërohen 2 herë. Gjë e cila rrit mundësinë e kontrollit. Tashmë krimi zgjedhor i ka kaluar SPAK. Unë dyshoj që një numërues për disa vota do tëdalë përpara BKH do të dalë para SPAK dhe minimumi dënohesh 3 vjet. Unë dyshoj se dikush do të rrezikojë 3 vite burg për kta“, theksoi Shabani.
Për sa i përket sondazhevetë para që nxjerrin fituese opozitën me rezultat të ngushtë me Ramën, Shabani i lexon ndryshe. Ai thotë se rezultati do të jetë akoma më i thellë në favor të opozitës.
“Në zgjedhjet e kaluara shumë shqiptarë erdhen përtë votar nga diaspora, por këtë herë nuk kanë ardhur. Unë vetë isha me dy maska kur erdha për tëvotuar. Kësaj radhe është dhe votimi elektronik që e ka ulur shumë votimin dy herë. Këto gjëra janë të pamundura që të bëhen sot. Rritja është shumë më e madhe. Po të ishin të njëjta kushte me 2017, rritja do të ishte më e madhe. Rritja favorizon opozitën.
Kemi krijuar strukture vëzhgimi. Nuk kemi para por kemi shumë vullnetarë që kanë marrë përsipër të mbrojmë votat. Do regjistrojnë dhe do të bëjmë një verifikim të dytë në zyrë. Nëse ka dyshime do ta kallzojmë në SPAK. Por jemi të bindur se nuk do ketë. Jam i bindur që sondazhet si parashikimi i motit do të gabojnë. Jam i bindur që opozita do të ketë rezultat më të lartë,” u shpreh Shabani.
Së fundmi, kryetari i Nismës Thurje bëri dhe nga një koment për Presidentin e vendit Ilir Meta dhe propagandën e Kryeministrit Edi Rama.
“Ai thotë mos më votoni mua se më duan njerëzit, ai thotë më votoni mua se më mbështesin ndërkombëtarët. Kjo është gjëja më e parëndësishme. Duhet të të mbështesin shqiptarët. I ke të papërgjegjshëm. I ke gati të shkatërrojnë institucionet këta që ne i paguajmë taksat.
Ai nuk ka qenë Presidenti im. Unë e respektoj si President i Republikës. Ai nuk ka qenë unitet i kombit, nuk ka lidhje me këtë. Jam ndjerë keq me veten që dy-tre herë jam ndjerë palë me të. Dhuna që ushtrojnë Kryeministri, Kryetari i Bashkisë të shtyjnë të mendosh se Presidenti ka dalë në rolin e heroit. Kjo është loja politike e tyre, se këta janë të gjithë bashke. Ai e ka marrë këtë rol sepse pala tjetër ka abuzuar shumë me pushtetin,” përfundoi ai.
(E.H/Faxweb.al)