Pak kohë më parë, futbollisti i njohur Lionel Messi theu rekordin e golave për një klub të vetëm.
Këpucët me të cilat ai shënoi golin legjendar që thyente rekordin e mbajtur nga Pele ai i dhuroi dhe tanimë janë vënë në ankand për t’u shitur.
Shtëpia e mirënjohur e ankandeve “Christie’s” ka shitur këpucët e sulmuesit të Barcelonës, Lionel Messi, ato të golit numër 644 në karrierën e tij te skuadra katalane, që theu rekordin e golave të realizuar, rekord i mbajtur më parë nga braziliani legjendar Pele.
Goli rekord i Messit u shënua gjatë ndeshjes kundër Valladolid, më 22 dhjetor 2020. Këpucët u blenë në ankand për 125.000 paund dhe të ardhurat nga shitja e tyre do të shkojnë në spitalin universitar “Vall d’Hebron” në Barcelonë.