Një efektiv i policisë teksa drejtonte mjetin e punës ka përplasur një kalimtar në aksin rrugor Korçë-Pogradec.
Burime policore bëjnë me dije se kalimtari është jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, nën drejtimin e Prokurorisë Korçë, po kryejnë veprimet e mëtejshme proceduriale me drejtuesin e mjetit.
Njoftimi i Policisë:
Më datë 06.05.2021, rreth orës 09:40, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë fshatit Zvirinë, Maliq, punonjësi i Stacionit të Policisë Kufitare Qafë-Thanë, shtetasi S. N., duke drejtuar automjetin e policisë tip “Dacia”, ka aksidentuar këmbësorin D. D., rreth 78 vjeç, banues në fshatin Zvirinë, i cili u dërgua në Spitalin e Korçës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor në vendngjarje, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, nën drejtimin e Prokurorisë Korçë, po kryejnë veprimet e mëtejshme proceduriale me drejtuesin e mjetit.
(E.K/Faxweb.al)