Një baba është arrestuar pasi dyshohet se ka shitur djalin e tij dy vjeç dhe me paratë që ka marrë i ka përdorur për të udhëtuar me të dashurën e tij të re.
Mediat e huaja shkruajnë se burri nga provinca kineze e Zhejiang, fitoi kujdestarinë e djalit, ndërsa ish-bashkëshortja e tij fitoi kujdestarinë e vajzës.
Babai e la djalin, me nofkën Jiajia, në kujdesin e vëllait të tij Lin, i cili jeton në qytetin e Huzhou, ndërsa i duhej të punonte në një zonë tjetër.
Por pasi e mori Xie tha se do ta çonte djalin te e ëma e tij për ta parë por nuk bëri kështu pasi djali nuk shkoi asnjhëherë nê shtëpinë e nënës.
Të afërmit e burrit filluan të shqetësoheshin pasi nuk kishin marrë asnjë lajm prej tij dhe raportuan ngjarjen në polici. Pas një hetimi, policia lokale tha se zbuloi se burri e kishte shitur fëmijën te një çift për 25 mijë dollarë.
(R.G/Faxweb.al)