Një kambist ka rënë pre e grabitësve mbrëmjen e sotme në qytetin e Sarandës, pasi dy burra dhe një grua i bënë pritë në hyrje të ashensorit.
Mësohet se kambisti është Ibrahim Dulla, rreth 60 vjec, të cilin tre grabitësit po e prisnin në hyrje të ashensorit të pallatit të tij.
Autorët e ngjarjes e kanë dhunuar fillimisht Didën dhe më pas i kanë marrë një shumë të konsiderueshme parash që sipas informacioneve paraprake është 5 milionë lekë të vjetra.
Autorët kanë qenë të maskuar, ndërsa policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e tyre.
Njoftimi:
Sarandë/Informacion paraprak
Me datë 07.05.2021, rreth orës 19:45, në lagjen nr.4, Sarandë, 1 person ende i paidentifikuar, në hyrje të një pallati ka shtyrë shtetasin I. D., rreth 60 vjeç dhe i ka marrë një shumë parash.
Nga ana e Policisë po bëhet krehja e zonës, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorin.
(E.H/Faxweb.al)