Na ndajnë vetëm dy orë e 40 minuta nga rënia e raketës së frikshme kineze “Long March 5B” dhe e gjithë bota ndodhet në ankth.
Më poshtë mund të shihni në kohë reale se ku ndodhet raket kineze, ndërsa kujtojmë se zyrtarët amerikanë kanë paralajmëruar se ajo mund të bjerë në Turkmenistan në Azinë Qendrore.
https://www.youtube.com/watch?v=tjEfpRAt0MA
Raketa “Long March 5B” u lëshua më 29 prill nga ishulli kinez, Hainan, dhe me vete e barti modulin Tianhe, në të cilin ka mjete për jetesë për tre anëtarë ekuipazhi të stacionit të ardhshëm hapësinor të Kinës.
“Aerospace Copr” ka thënë se pret që mbetjet e raketës të bien në ujërat e Oqeanit Paqësor, afër ekuatorit të Tokës, pasi të kenë kaluar afër qyteteve amerikane.
(R.G/Faxweb.al)