Dita e hënë e javës së dytë të majit është mbyllur me një ngjarje tragjike në kryeqytetin e vendit, ku si pasojë e plumbave të një pistolete ka humbur jetën një i ri.
Incidenti i rëndë u shënua në rrugën “5 Maj”, në Tiranë, teksa rreth orës 23:15, në rrethana ende të paqarta, qytetari Mehmet Qema u qëllua për vdekje me një armë zjarri pistoletë pas një sherri.
Burimet zyrtare të rendit sqaruan se si pasojë e plagëve të marra, 27- vjeçari nuk mundi mundi të mbijetonte dhe ndërroi jetë në spital.
Ndërkohë, Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjeherë në vendngjarje, kanë bërë rrethimin e zonës dhe po kryejnë kontrolle për kapjen e autorit.
Gjithashtu janë shoqëruar në Komisariat disa shtetas të cilët dyshohen se kanë dijeni për ngjarjen.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarje, si dhe mbledhjen e çdo prove të mundshme që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit.
“Më datë 10.05.2021, rreth orës 23:15, në rrugën “5 Maj”, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri pistoletë, shtetasi M. Q., 27 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.
Sherbimet e Policisë kanë shkuar menjeherë në vendngjarje, kanë bërë rrethimin e zonës dhe po kryejnë kontrolle për kapjen e autorit.
Gjithashtu janë shoqëruar në Komisariat disa shtetas të cilët dyshohen se kanë dijeni për ngjarjen.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarje, si dhe mbledhjen e çdo prove të mundshme që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit”, njoftuan shërbimet e rendit.