Si pasojë e antentatit të ndodhur pak më parë në Elbasan ka mbetur e plagosur edhe bashkëshortja e viktimës Everest Çaka.
Burimet bëjnë me dije se e plagosura është gjetur në gjendje shoku duke qarë brenda në automjet pas ngjarjes që ka parë. Bashkëshortja e Everest Çakës është identifikuar si Silvana.
Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen Skënderbej në Elbasan, ku autorët ende të pa identifikuar qëlluan me armë zjarri ndaj makinës së çiftit Çakaj.
Mësohet se ka qenë bashkëshortja e viktimës ajo që ka telefonuar policinë dhe e ka njoftuar për ngjarjen e rëndë ku mbeti i vrarë 41 vjeçari.
(R,g/Faxweb.al)