Fotoja e mëposhtme është e çiftit Everest dhe Silvana Çakaj, të cilat ranë pre e një atentati mbrëmjen e sotme në Elbasan.
Si pasojë e këtij atenati ka mbetur i vdekur shtetasi Everest Çakaj, ndërsa bashkëshortja e tij Silvana Çakaj është plagosur në dorë. Mesohet se viktima la pas dy femije.
Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen Skënderbej në Elbasan, ku autorët ende të pa identifikuar qëlluan me armë zjarri ndaj makinës së çiftit Çakaj.
Mësohet se ka qenë bashkëshortja e viktimës ajo që ka telefonuar policinë dhe e ka njoftuar për ngjarjen e rëndë ku mbeti i vrarë 41 vjeçari.
Everest Çaka i cili mbeti i vdekur këtë të martë në qytetin e Elbasanit, mësohet se njihet dhe me emrin Ibrahim Çaka.
Viktima mesohet se është djali i tezes së Arjan Spahiut i cili është ekzekutuar në nëntor në Belgjikë. Spahiu ka qenë i dyshuar për vrasjen e Gëzim Alikajt, vite më parë.
Ndërkohë disa vite më parë, Everest Çaka ka humbur vëllain e tij i cili u ekzekutua në Barcelonë me armë zjarri.
Bëhet me dije se Arjan Spahiu është vëllai i kunatit të Indrit e Erjon Alibeajt. Ky i fundit është i arrestuar si organizator i vrasjes së Renis Rugaj dhe Emiljano Ramadani.
Ndërsa Indrit Alibeaj mbeti i vdekur në Dhjetor të 2018 në një atentat në rrethrrotullimin e Bardasheshit. Në këtë atentat mbeti i vdekur edhe xhaxhai i tij Arbër Dylgjeri dhe një shtetas turk.
(E.H/Faxweb.al)