Një ish-ushtrak shqiptar është arrestuar në Britani pasi u kap duke punuar në një shtëpi bari ne Coventry.
Bëhet me dije se në pranga ka rënë 54-vjeçari Ylli Baha i cili ishte me qëndrim të parregullt, ndërsa kishte shkuar për vizitë te djali i tij në Londër.
Baha ia doli të arratiset pas operacionit në shtëpinë e kanabisit, por u kap më vonë për shkak të këpucëve të veçanta që ai mbante veshur, një palë atlete të kuqe.
Ai u dënua me nëntë muaj burg, pas u deklarua fajtor në gjykatën e Warwick Crown Court për prodhimin e kanabisit.
(R.G/Faxweb.al)