02:39 | 15/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Pse u shkarkua gjyqtari Bari Shyti? Probleme me pastërtinë e figurës por edhe arrogant gjatë hetimit

07:57 | 15/05/2021
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Pse u shkarkua gjyqtari Bari Shyti? Probleme me pastërtinë e figurës por edhe arrogant gjatë hetimit

KPK ka zbardhur vendimin e shkarkimit të gjyqtarit, Bari Shyti, duke renditur në 60 faqe material argumentet me të cilat anëtari i Gjykatës Administrative u nxor nga sistemi i drejtësisë. KPK përshkruan se gjyqtari ka pasur komunikim ironik e arrogant gjatë hetimit, ndërkohë që pas një raporti të DSIK, janë konstatuar edhe probleme me pastërtinë e figurës.

Gjyqtari i Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë, Bari Shyti, rezulton se ka fshehur pasurinë e tij dhe njëherësh, ka pasur indicie të forta se është përfshirë në veprime korruptive në një çështje gjyqësore.

Komisioni i Posaçëm i Kualifikimit (Vetting), në vendimin e zbardhur prej 68 faqe, argumenton arsyet ligjore të shkarkimit të gjyqtarit Shyti, i cili sipas KPK ka kryer fshehje të pasurisë.

Në vendimin e zbardhur, thuhet se gjatë hetimit administrativ, gjyqtari, Bari Shyti, ka shfaqur sjellje arrogante dhe qëndrime ironike me anëtarët e Komisionit.

“Në komunikimet, subjekti është treguar bashkëpunues, por jo në çdo rast i gatshëm për tu përgjigjur brenda afateve. Gjuha e përdorur prej tij, në ndonjë rast ka qenë me nota ironie dhe jo tërësisht e përshtatshme për një komunikim zyrtar, qëndrim i cili është mbajtur në konsideratë”-thuhet në vendimin e KPK-së.

Shyti, hyn në kategorinë e gjyqtarëve të pasur, pasi ka të dhëna të arsyeshme, se qëndron prapa një kompanie kromi që vepron në Bulqizë dhe një hidrocentrali “HEC Shytaj” në Bulqizë.

Kjo kompani kromi mban emrin “ERIM SH.P.K”, dhe sipas dokumentave zotërohet nga 100 për qind të aksioneve, nga vëllai i gjyqtarit administrativ të Apelit, Bari Shyti, shtetasi Islam Shyti.

Firma “ERIM SH.P.K”, zotëron leje minerare për shfrytëzimin e kromit në galeritë nr.3, 4 dhe 7, vendburime këto që ndodhen në zonën e Kodër Lerë, në Bulqizë.

Në fakt emri i gjyqtarit Shyti, nuk del në asnjë dokument si pronar i kësaj kompanie.

Por ai në një deklaratë pasurie të vitit 2008, ka pranuar se ka lidhje me shitjen e kromit tek kjo kompani.

“Në vitin 2008 kam përfituar 21.000 dollarë nga mbledhja dhe shitja e 60 ton mineral krom në periudhën maj-qershor 2008 në stokun e kompanisë “ERIM”-shprehet gjyqtari Shyti.

Por ky i fundit nuk ka qenë në gjëndje ti përgjigjet pyetjeve të anëtarëve të Komisionit se çfarë pune konkrete kishte kryer ai që mundësoi nxjerrjen e 60 ton krom në Bulqizë.

Ndërkohë probleme KPK-ja, konstatoi dhe tek pastërtia e figurës së gjyqtarit Shyti.

Një raport i Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, evidentonte se “disponohen të dhëna të vitit 2015, ku ngrihen dyshime të arsyeshme për përfshirje në veprime korruptive në një çështje në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Durrës. Këto dyshime të arsyeshme, janë mbi përfshirjen në korrupsion dhe ushtrim të ndikimit të paligjshëm nga dy avokatë, ndaj gjykatësit Bari Shyti, për një çështje gjyqësore, me objekt ankimin e një gjobe, vënë nga Drejtoria Rajonale e Tatimeve Elbasan.”

Pas

Reshje dhe ulje temperaturash, njihuni me parashikimin e motit

Para

Grida Duma sulmon Imamin: Nuk e njihja por e mbrojtja më 2013 kur Rama donte ta fuste në burg! ‘Kutia e Pandorës’, një kapak pusete

Para
Grida Duma sulmon Imamin: Nuk e njihja por e mbrojtja më 2013 kur Rama donte ta fuste në burg! ‘Kutia e Pandorës’, një kapak pusete

Grida Duma sulmon Imamin: Nuk e njihja por e mbrojtja më 2013 kur Rama donte ta fuste në burg! ‘Kutia e Pandorës’, një kapak pusete

Discussion about this post

 



Të Fundit

Irani sinjalizon se është i hapur për diplomaci mes tensioneve me Perëndimin

Inteligjenca Artificiale do të shkaktojë humbjen e 800 milionë vendeve të punës. Fuqia punëtore do të ndryshojë në mënyrë drastike në 5 vitet e ardhshme

Belgjika i kthen Egjiptit një sarkofag 2,000-vjeçar

Japonia dhe BE-ja synojnë të zhvillojnë një rrjet të gjerë satelitor që do të zvogëlojë varësinë nga SHBA-ja dhe SpaceX

Kryeredaktori i revistës që botoi karikaturat e profetëve arrestohet në Turqi

FOTOLAJM/ Aksioni për shembjen e ndërtimeve në Theth, pronarët dhe banorët kundërshtojnë prishjen e ndërtesës së fundit, bllokojnë fadromën

Irani refuzon bisedimet për programin bërthamor nëse SHBA kërkon ndërprerjen e pasurimit të uraniumit

“Ka mbetur dhe një ndërtesë pa shembur”, Rama: Thethi rikthehet në normalitet

Aksident i rëndë në Elbasan! Automjeti përplas biçikletën, një i plagosur rëndë

Deklaratat e Osmanit, uniteti kombëtar sfidohet për hir të politikave ditore

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.