Gjatë protestës së bërë, ditën e sotme në sheshin Skënderbej, janë shoqëruar disa protestues me arsyetimin se nuk po ruanin distancat e këshillueshme për mbrojtjen nga Covid-19.
Pasi njëri prej tyre u shoqërua duke e futur në fugonin e policisë, një tjetër qytetar ka reaguar ashpër duke e quajtur këtë si një ndërhyrje të pa drejtë dhe shtoi se po jetonin në një shtet që promovon diktaturë.
“Ky është shtet që promovon vetëm diktakturë dhe dhunë. Personi në fjalë u kap pa të drejtë fare, e patë vetë sesi u kap u shoqërua pa bërë asgjë. Ky është shteti që prodhon vetëm diktaturë, asgjë tjetër”- tha qytetari.