Ka nisur sot, ashtu siç ishte lajmëruar për në orën 17:00, mbledhja e Kryesisë së PD. Mbledhja po zhvillohet me dyer të mbyllura, por sipas informacioneve të siguruara nga Fax Neës, në fjalën e tij, kryetari Lulzim Basha, mësohet të ketë thënë se kjo fushatë kishte provuar se mund t’i bënin ballë propagandës.
Më tej në fjalën e tij, Basha mëësohet të ketë thënë se shqiptarët e donin ndryshimin dhe votuan ndryshimin. Kreu i PD i ftoi të gjithë anëtarët e kryesisë që t’i bashkohen dhe t’i prijnë me të gjithë forcën betejës për ndryshim për të gjithë shqiptarët.
“Shqiptarët e votuan ndryshimin me zemër, ata e duan atë sot më shumë se kurrë
Kjo fushate e provoi se ne edhe propogandes se tyre mund ti bejme balle— ne mundemi ta shkaterrojmë atë: me zemer, me shprese!!!
Dhe këtë ne e bëmë—shqiptaret dolen me gezim ne zemer dhe votuan ndryshimin në 25 prill!!!
Ata dje e donin me gjithe shpirt ndryshimin!
ATA E DUAN NDRYSHIMIN EDHE ME SHUME SOT!!!
Ndaj te bashkuar ju ftoj ti prijme me gjithe forcen tone betejes per ndryshim per gjithe demokratet dhe gjithe shqiptaret”- tha Basha.