Në mbledhjen e këshillit Kombëtar që po zhvillohet në ambientet e selisë së partisë Demokratike, nga ku pritet të ketë pasur diskutime të forta mes anëtarëve të kryesisë dhe të kryetarit të partisë, Lulzim Basha, duket se fjala e mbajtur nga ky i fundit nuk ka lënë shumë vend për aludime.
Burime të Fax Neës bëjnë me dije se në fjalën e tij, Basha është shprehur se nëse anëtarët e konsiderojnë si proces të rregullt zgjedhjet e 25 Prillit atëherë do të jepte dorëheqjen, nëse jo atëherë betejën do t’a vazhdonin së bashku.
Basha shtoi se në fushatën për kryetar të PD, do të shpaloste një plan për të ndalur vjedhjen e votave, ndërsa mësohet të jetë shprehur se do të betohet përpara Gramoz Ruçit në shtator.
“Në fushatën për kryetar të PD do shpalos mekanizmin se si Rama nuk do vjedhë më zgjedhje.
Nëse për ju zgjedhjet janë në rregull jap dorëheqjen. Nese biem dakord qe zgjedhjet jane te vjedhura vazhdojme betejen.
Do të betohem para Gramoz Ruçit në shtator”- mësohet të jetë shprehur Lulzim Basha.