Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Arben Ristani mësohet se ka thënë në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së se nga Rama nuk mund të presë asnjë gjë tjetër, ndërsa kërkoi dorëheqjen e Bashës.
“Mund ta duartrokasim sa të duam kryetarin apo atë që mbështet kryetarin por dhe 4 vjet të tjera jemi në opozitë. Duhet të kemi shpresë të fitojmë pas 4 vjetëve dhe jo të vijmë prapë këtu si sot.
Nga Rama nuk presim asgjë tjetër. Rama i tillë mbetet.
Kryetari ka thënë se “po ma hodhe njëherë është faji jot, po ma hodhe dy është faji im. Tani meqë ta hodhi dy herë, ik.
Ke humbur tre herë. Dhe një herë që fitove e dimë të gjithë si fitove.”, u shpreh Ristani.