Kryeprokurori Olsian Cela, ka bërë sot një vizitë në prokurorinë e rrethit të Fier, ku mësohet se ka dhënë udhëzime në lidhje me vepriemt që do të ndërmerren në vijim në fushën e sigurisë së territorit.
Në momentin e mbërritjes, ai është pritur nga një qytetar i cili mbante shkresa në dorë dhe ka kërkuar ndihmë që kryeproklurori të dëgjointe ankesat dhe shqetësimet e tij. Por Cela siç duket vendosi të shpërtfillte kërkesën e qytetarit dhe u drejtua drejt prokurorisë së Fierit.
Ndërsa qytetari u shpreh i zhgënjyer pasi e kishin zvarritur për 15 vitë në një çështje duke mos i dhënë zgjidhje. Ai tha se nuk kishte besim tek asgjë, veçse tek Zoti.
“Bëhet fjalë për familjen time, për pallatet rreth shtëpisë që m’a kanë nxjerrë jashtë përdorimit. Nuk munda të flisja me prokurorin. Ai kur u bë prokuror se do të qajë hallet e popullit.
Nuk munda. Ai tha më jep shkresat. Besim kam vetëm tek zoti, jo tek robi, se kjo cështje ka 15 vite.
Gjyqtarja thotë pusho, prokurori thotë heto. Nuk ka këtu as polici e asgjë”- tha qytetari.