Tashmë është pothuajse zyrtare që Harry Kane do të largohet nga Tottenham në fund të këtij sezoni. Golashënuesi më i mirë mësohet se u ka komunikuar drejtuesve të klubit dëshirën për t’u larguar dhe presidenti Daniel Levy, vështirë se mund t’i ndryshojë mendjen sulmuesit 27-vjeçar.
Dëshira e sulmuesit është që e ardhmja e tij të zgjidhet para fillimit të “Euro 2020”, në mënyrë që gjatë atyre 30 ditëve, Kane të jetë i përqëndruar vetëm te kombëtarja angleze, edhe pse do të jetë e vështirë, që largimi i tij nga Tottenham të realizohet kaq shpejt.
Drejtuesit e Spurs kanë refuzuar të flasin për këtë çështje, teksa të ngacmuar nga gazetarët anglezë lidhur me këtë çështje, kanë bërë me dije, se objektivi i Tottenham është ta mbylli këtë sezon në mënyrën më të mire, ndërkohë që më pas do ta përqëndrojë vëmendjen te merkato.