Gazetari dhe shkrimtari Enkel Demi alias Tom Kuka është shpallur fitues i Cmimit Europian për Letërsinë 2021 për Shqipërinë me librin “Flama”.
Janë 30 autorë që janë shpallur fitues nga vende të ndryshme dhe Demi u rendit pas disa emrave të njohur si Frederico Prederira apo Maxim Grigoriev.
Ndërkohë romani “Flama” është shkruar nga gazetari gjatë muajve të karantinës, ndërsa në të flitet për Tiranën e para një shekulli. Në roman flitet për një krim të pazbuluar, ku personazhet përpiqen ta zbardhin.