Duke komentuar për shpalljen “non grata” nga SHBA të Sali Berishës dhe familjarëve të tij, analisti dhe gazetari Baton Haxhiu shprehet se është kundër linçimit të familjarëve.
I ftuar në studion e emisionit Opinion, Baton Haxhiu tha se bashkëshortja dhe fëmijët e tij nuk do të duhej të ishin shpallur persona të padëshiruar për arsye se nuk kanë qenë pjesë e jetës publike.
“Jam kundër këtij lloji linçimi, e sidomos për anëtarët e familjes që nuk kanë bërë jetë publike, për Argitën, Shkëlzenin, Lirien. Doktori i ka mëkatet e veta në qeverisje apo jo, ka konstatuar Sekretari i Shtetit.
Por linçimi i anëtarëve të familjes është gjëja më e keqe që i ka ndodhur këtij veprimi. Ajo që unë mund të them që shpreh keqardhje pse Kryeministri i vendit tim ose Presidenti i vendit tim është akuzuar në mënyrë të tillë. Dhe është një gjë e vështirë.
Por ajo që është përjetuese për Doktorin këtë herë është që përjetimin e linçimit që e ka marrë duke mos dhënë argumente Departamenti i Shtetit është vetëm pasojë e asaj që Doktori ka vendosur si kriter të jetës së tij politike dhe publike për të gjithë të tjerët që i ka akuzuar duke mos dhënë asnjëherë argument”, deklaroi Baton Hahiu.