Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e efektivit Nevaldo Hajdari, për gjykim të shkurtuar, çka do të thotë se atij i ulet 1/3 e dënimit. Hajdari, i cili qëlloi të riun Klodian Rasha e ka pranuar dhe më herët krimin, ndërkohë që është shfaqur i penduar në Gjykatë.
Ka qenë gjyqtarja Armela Hasantari, ajo që ka pranuar kërkesën e mbrojtjes, ku tashmë Hajdaraj do përfitojë uljen me 1/3 e dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar.
Seanca me konkluzionet për vrasjen e Klodian Rashës pritet që të zhvillohet në datën 3 Qershor, ndërkohë që familja e të riut ka kërkuar dënim maksimal për autorin.
Hajadaraj do të gjykohet për akuzën e vrasjes me dashje, e cila iu ndryshua rrugës pasi fillimisht ai u arrestua nën akuzën e vrasjes në kapërcim të kushteve të vetëmbrojtjes, me pretendimin se Rasha ishte i armatosur, gjë që nuk u provua asnjëherë nga ana e Prokurorisë.
Fillimisht policia tentoi manipulimin e provave duke servirur informacionin se në vendin ku kishte ndodhur sherri mes Hajdarit dhe Rashës ishte gjetur një armë, e cila më pas rezultoi të ishte disa metra më larg, dhe e paprovuar që ishte e viktimës.
Rasha u vra gjatë orës policore, ky qytetarëve iu ndalohej që të lëviznin, me pretendimin e përhapjes së Covid 19. Pas vrasjes së tij pati disa protesta në Tiranë, por familja kërkoi që ngjarja të mos politizohej, dhe të ishte sistemi i drejtësisë ai që të thoshte fjalën e fundit.
(E.K/Faxweb.al)