Mësohet se banorët e Kuçovës kanë pasur përplasje me policinë pasi kanë protestuar në lidhje me projektin që po zbatohet për ujin e burimit të Sinecit. Ata pretendojnë se projekti është bërë pa u konsultuar me ta. Nga përplasjet me policinë ka mbetur i lënduar 1 person.
Banorët e Lumasit kanë bllokuar punën e mjeteve të firmës, duke bërë që të pezullohet puna dhe të ketë përplasje me policinë.
Vijon…