Një atentat mafioz ka tronditur qytetin e Vlorës mbrëmjen e djeshme, ku u ekzekutua me breshëri plumbash shtetasi 38-vjeçar Delon Troqe.
38-vjeçari u godit në ambientet e një servisi makinash në pronësi të tij në lagjen “Pavarësia” të qytetit bregdetar.
Siç shihet dhe nga pamjet e bëra ditën e sotme në muret e jashtme të servisit shihen gjurmët e plumbave që janë shtënë mbi 38-vjeçarin.
Atentatorët kanë qëlluar mbi 20 herë drejt objektivit të tyre duke e plagosur rëndë fillimisht, për të ndërruar jetë më pas në spitalin e Vlorës, si pasojë e një plumbi të marrë në kokë.
38-vjeçari rezulton një person me precedentë penalë penal, ku është shoqëruar në polici vetëm dy muaj më parë për një zënkë në qytetin e Vlorës.
Bëhet me dije se Troqe kishte dy javë që ishte kthyer nga Spanja. Krahas biznesit të servisit të makinave Troqe operonte dhe në fushën e turizmit, ku ofronte mjete lundruese me qera për turistët.
Pak minuta pas ekzekutimit mafioz policia ka gjetur një makinë e djegur në zonë Sherishtës, e cila dyshohet se është e atentatorëve të cilët bënë ekzekutimin e Delon Troqes.
Zjarrëfiksja ka shkuar menjëherë në vendngjarje duke bërë të mundur sharjen e flakëve. Në automjet u gjetën dy armë tip kallashnikov të cilave pritet tub ëhet ekspertiza.
Troqe rezulton se është i afërm i Elvis Troqes, nje emër jo pak i njohur në qytetin e Vlorës, i zhdukur pa gjurmë që prej vitit 2017.
Për zhdukjen e tij u akuzua dhe u hetua Edison Harizaj, ky i fundit i ekzekutuar ne Durrës në një tjetër atentat mafioz.