Një automjet është gjetur në afërsi të liqenit të Shkopetit, i rënë nga një lartësi prej 50-60 m nga rruga. Fillimisht nuk dihej ende nëse automjeti është vetëhedhur nga persona të caktuar aty, apo ka përfunduar si pasojë e një aksidenti.
Gazetari i FaxNeës, Enver Doçi, bëri me dije se automjeti dyshohej se kishte më shumë se 3 ditë aty, dhe pas evidentimit ka shkuar me urgjencë grupi hetimor për të bërë hulumtimet dhe për të zbuluar arsyet se si automjeti ka përfunduar aty.
Nga kqyrja e automjetit u zbulua se ai rezultun i vjedhur në qytetin e Krujës dhe dyshohet se është përorur në veprimptari kriminale.
Shpeshherë persona nga qytete të tjera hedhin në Liqenin e Shkopetit automjete të ndryshme për të fshehur gjurmët e krimeve të caktuara, por në rastin në fjalë mjeti nuk ka mundur të përfundojë në liqen por ka ngecur mes shkurreve rreth 6 m larg ujërave.