Një banesë në lagjen e ‘Komunitetit Rom’ është përfshirë nga flakët dhe është shkrumbuar totalisht në qytetin e Beratit. Ka qënë një shkëndijë elektrike në banesë ajo që ka sjellë rënien e zjarrit të menjëhershëm, ku brenda pak minutave ka përfunduar e shkrumbuar e gjithë banesa.
Mësohet se banesa është në pronësi të shtetasit Petrit Brahimaj dhe fatmirësisht si pasojë e flakëve raportohen vetëm dëme materiale dhe asnjë person i lënduar.
Dëmet në banesë janë të mëdha pasi të gjitha orenditë shtëpiake dhe gjithçka që ishte brenda në banesë janë djegur totalisht.
Pas rënies së zjarrit, në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie dhe zjarrfikëset, të cilat në një kohë të shkurtër kanë bërë të mundur lokalizimin e flakëve dhe fikjen e zjarrit.
Nga ana e policisë dhe grupit hetimor po punohet për zbardhje e plota të rrethanave të rënies së zjarrit, që rrezikoi dhe 3 banesa të tjera aty pranë.