Rreth orës 11 e 30 të mesditës së sotme, një zjarr ka përfshirë katin e 5-të një pallati në Kamëz. Menjëherë kanë mbërritur në vendngjarje policia dhe forcat e zjarrfikëses që kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit dhe evakuimin e banorëve.
Për fat të mirë nuk ka patur të lënduar, vetëm dëme materiale.
Sipas policëve të ndodhur në vendgjarje shkak për zjarrin është bërë një mbombul gazi. Ndërkohë ekspertët aktualisht po hetojnë shkaqet për zbardhjen e rrethanave të mëtejshme.
Njoftimi i plotë i policisë: Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 11:25, në Kamzë, ka rënë zjarr në katin e 5 të një pallati.
Sherbimet e zjarrfikses po punojnë për fikjen e zjarrit, ku ka vetëm dëme materiale, pasi është bërë evakuimi i menjëhershëm i banorëve.
Grupi hetimor punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes.