Italia ka fituar Eurovisionin pas 31 vitesh duke u përfaqësuar nga grupi “Maneskin” me këngën “Zitti e Buoni” një këngë rock. Italia u shpall fituese vetëm pas votave të publikut duke shkuar në total në 524 pikë.
Shqipëria e përfaqësuar nga Anxhela Peristeri me këngën Karma mori vetëm 57 pikë të cilat e rendisin atë në vendin e 21. Peristeri 22 pikë mori nga juria profesioniste e 39 shteteve pjesëmarrëse të Eurovioson 2021 dhe 35 pikë ishin nga publiku. Nga juritë profesioniste Shqipëria u votua nga:
San Marino me 2 pikë, Malta me 12 pikë të cilat janë edhe pikët maksimale, Danimarka me 7 pikë dhe Holanda 1 pikë.
Në vendin e dytë, u rendit Franca e cila në total mori 499 pikë. Zvicra e cila përfaqësohej nga ‘Gjon’s Tears’, një i ri me origjinë nga Shqipëria ishte shumë pranë fitores. Ai ishte më i vlerësuari nga juritë profesioniste duke grumbulluar 267 pikë por që mori shumë pak vota nga publiku duke bërë që në renditjen përfundimtare të përfundonte në vendin e 3 me 432 pikë.