Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka mbajtur ditën e sotme një konferencë për mediat me të tre homologët e saj, çek, austriak dhe slloven, Jakub Kulhánek, Alexander Schallenberg dhe Anže Logar.
Ajo u shpreh se mbështetja që këto tre vende japin për Shqipërinë është shumë i rëndësishëm në prag të vendimit që pritet të merret për vendin tonë dhe Maqedoninë e Veriut.
Ministrja tha se Shqipëria tashmë kishte bërë një rrugë të gjatë drejt kushteve që duhet të plotësohen për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian.
Xhaçka tha se pritshmëritë janë të larta dhe pritet që të hapen negociatat me Bashkimin Europian.
“Pata rastin të diskutoj rreth zhvillimeve të Shqipërisë, tregu i përbashkët rajonal, ndërlidhshmëria, realizimi i objektivave sipas planit ekonomik jo vetëm që e lehtëson por dhe zhvillon konvergjencat. Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor të përcaktojnë”.
Xhaçka theksoi se gjeopolitikisht, synimi i Shqipërisë dhe gjitha vendeve, do sillte më shumë stabilitet siguri, për gjithë Bashkimin Evropian. Gjithçka që ndodh në rajon afekton dhe BE-në.
Ndërsa ministri austriak, Alexander Schallenberg, gjatë fjalës së tij tha se ndodheshin në Shqipëri për të kontribuar në afrimin e datës për çeljen e negociatave. theksoi se janë këtu për të kontribuar për afrimin e çeljes së negociatave.
“ Ju përgëzoj për reformat e bëra deri më tani dhe për ecurinë pozitive. Ne e mirëpritëm raportin pozitiv për Shqipërinë, duke mirëpritur kësisoj Konferencën e parë ndërqeveritare, në muajin qershor”.
“Programi i zgjerimit është një përfitim i të dyja angazhimeve si nga ana e tre vendeve evropiane që janë sot pjesëmarrës, por edhe nga ana juaj. Ne jemi të gatshëm që ta mirëpresim Shqipërinë në hapjen e negociatave dhe afrimit me Bashkimit Evropian”.
Ministri çek, Jakub Kulhánek, tha se Shqipëria deri më tani ka bërë shumë veçanërisht në dy fusha: reformën në drejtësi dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Nga ana tjetër ministri slloven, Anže Logar, u kujdes të vinte theskin në përmbushjen e detyrave të Shqipërisë, dhe shtoi se tashmë ishte rradha e BE-së të ndërmerrte emrin e saj.
“Presidenca e ardhshme është ajo e Sllovenisë ku zgjerimi dhe çështja e Ballkanit Perëndimor do të jenë në krye të axhendës, kështu që Shqipëria do të të ketë një bashkëbisedues aktiv”.