Mario Mandzukic është largimi i parë nga radhët e Milanit, fill pas kualifikimit të vështirë në Champsion që kuqezinjtë arritën të siguronin në ndeshjen e fundit ndaj Atalantës. Mandzukic largohet vetëm 6 muajsh pas nga nënshkrimit të kontratës në Milano.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë sulmuesi kroat. Kuqezinjtë nënshkruam me ish-sulmuesin e Juventusit dhe Bayern në janar, por qendërsulmuesi nuk arriti të dëshmonte atë që pritej për të në “San Siro”, kështu që, preferoi të largohet.
“Unë jam mirënjohës ndaj menaxhmentit të klubit që më dha këtë mundësi. Për stafin teknik për punën e tyre të përkushtuar dhe shokët e mi të skuadrës, të cilët nuk janë vetëm lojtarë të shkëlqyeshëm, por një grup i madh djemsh. Jam i lumtur që ishim në gjendje ta rikthejmë këtë klub fantastik në Ligën e Kampionëve. Unë i uroj të gjithëve në klub vetëm më të mirën për të ardhmen”, shkroi Mandzukic në rrjete sociale.
35-vjeçari ka luajtur vetëm 10 ndeshje me Milan këtë sezon, shumicën e tyre, duke hyrë në lojë si zëvendësues.