Gjykata Kushtetuese ka caktuar 23 qershorin si datën kur do të shqyrtojë çështjen e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019.
Në datë 23 qershor 2021 do të mbahet seanca e parë në lidhje me 30 qershorin, pas padisë së bërë nga Kryetarja në Detyrë e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi.
Kryetarja e Bashkisë Shkodër Voltana Ademi ka depozituar në prokurori ne korrik 2019 padinë për shkeljet e kryera në 30 Qershor. Ajo deklaroi për mediat se është kryer një krim elektoral dhe në dosje janë të gjitha faktet që provojnë një gjë të tillë.
Ademi kërkonte në padinë e saj që zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019 të mos njiheshin. Rikujtojmë që në datë 30 qershor, mazhoranca hyri në zgjedhjet lokale e vetme pa PD-në dhe LSI-në, pasi këto të fundit i bojkotuan zgjedhjet.
Ky vendim i opozitës erdhi pasi pak muaj më herët kishin bojkotuar dhe parlamentin duke djegur mandatet dhe duke organizuar protesta të shumta.
Presidenti i vendit Ilir Meta anuloi zgjedhjet e 30 qershorit dhe vendosi datën 13 tetor për zgjedhjet lokale, pasi i bëri thirrje disa herë Kryeministrit Edi Rama që të takoheshin dhe të vendosnin për një datë me konsensun me opozitën.
Mazhoranca injoroi thirrjet e Presidentit dhe vendosi të shkonte e vetme ne zgjedhje ne datë 30 qershor, në këtë mënyrë, duke fituar 61 bashkitë e vendit.
Njoftimi:
Kërkues Shoqata e Bashkive të Shqipërisë, Seancë Plenare. Për shkak të situatës dhe rregullave në fuqi të shkaktuara nga COVID-19, zhvillimi i seancës plenare do të kryhet pa praninë e publikut.
Subjekti i interesuar Presidenti Republikës së Shqipërisë, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, Këshilli i Ministrave, Avokati i Popullit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Partia Bindja Demokratike.
Objekti 1. Konstatimin antikushtetues të zgjedhshmërisë/procesit zgjedhor të zhvilluar në 30 qershor 2019 për zgjedhjen e organeve të qeverisjes vendore, të kryetarëve të bashkive dhe anëtarëve të këshillave bashkiakë, dhe si rrjedhojë konstatimin antikushtetues të zgjedhjes së anëtarëve të këtyre organeve. 2. Verifikimin e kushtetutshmërisë së veprimtarisë së partisë Bindja Demokratike në lidhje me regjistrimin e saj në gjykatë dhe zgjedhjet e datës 30 qershor 2019
Ora 10:00
(E.H/Faxweb.al)