Një aksident është shënuar rreth orës 17:10 në lagjen Misto Mame në kryeqytet, ku një 56-vjeçar ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë janë plagosur dy kalimtarë të rastit, të cilët janë transportuar për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i plotë i policisë: Tiranë
Rreth orës 17:10, në ish Misto-Mame, shtetasi Sh. T., 56 vjeç, ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë jashtë rruge. Si pasojë ka asidentuar dy këmbësore shtetasit L. K., 23 vjeçe dhe D. D., 60 vjeç, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Vijon puna nga Grupi Hetimor për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.