Një person i identifikiuar si Ergys Likaj, u paraqit i plagosur me armë zjarri në spitalin e Vlorës, ku paraprakisht u raportua për një vetëlëndim nga pakujdesia.
Policia ka shkuar në spital për të marr dëshminë e Likaj, pasi burime bëjnë me dije se bie poshtë alibia e vetëplagosjes.
Është pikërisht prania e plumbave në të dyja këmbët, ajo që nxori zbuluar mashtrimin e bërë nga Likaj ndaj mjekëve.
Dyshohet se Likaj është qëlluar me armë dhe ndaj ai po merret në pyetje nga grupi hetimor për të hedhur më shumë dritë mbi ngjarjen.
Njoftimi i plotë i policisë: Vlorë/Informacion paraprak
Sot rreth orës 19:55, në spitalin e Vlorës, ka shkuar i plagosur dyshohet me armë zjarri në rrethana ende të paqarta, shtetasi E. L, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.