Policia e Vlorës ka reaguar në lidhje me plagosjen me armë zjarri në qytetin e Vlorës, ku u raportua se rreth orës 19:55, në spitalin e qyteti u paraqit shtetasi Ergys Likaj i lënduar me plumba në të dyja këmbët.
Policia bën me dije se nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e tyre.
Njoftimi i plotë i policisë: Vlorë/Informacion paraprak
Sot rreth orës 19:55, në spitalin e Vlorës, ka shkuar i plagosur dyshohet me armë zjarri në rrethana ende të paqarta, shtetasi E. L, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.