Aristidh Papa quhet 34 vjeçari shqiptar i cili mbeti i vrarë në një atentant mafioz në Athinë këtë të diel.
Sipas informacioneve në mediat greket, ai është nga jugu i Shqipërisë, ndërkohë ai rezulton një person me precedent penal.
Aristidh Papa i kishte shpëtuar një atentati në shkurt të këtij viti teksa më parë ka qenë i përfshirë në grabitje, vjedhje e trafik droge.
Dyshohet se vrasje e tij ka ndodhur pikërisht për shkak të përplasjes së bandave të trafikut të drogës në qendër të Athinës.
Ditën e sotme, një person i armatosur ju afrua viktimës dhe e qëlloi 8 herë. Shumica e plumbave e kapën të ndjerin në kokë, duke rezultuar fatal.
Më pas, autori i ngjarjes u largua me taksi. Ndërsa pak minuta më vonë ka mbërritur në vendngjarje edhe nëna e viktimës, e cila ka bërtitur “Kush më vrau djalin o shqiptarë të qelbur”.
Sipas mediave greke, shqiptari lëvizte me jelek antiplumb, prandaj dhe i kishte shpëtuar më parë atentateve të bëra ndaj tij, më i fundit në shkurt të këtij viti.
(E.H/Faxweb.al)